Sport

VIDEO / Tirana ngec në Ballsh, Skënderbeu fiton edhe ndaj krutanëve, qëndrimi në Superiore po bëhet realitet

2 Maj 2021, 14:49 Nga DOSJA

BALLSH – Java e 31-të e Kategorisë Superiore ka startuar me dy ndeshjet Bylis-Tirana dhe Kastrioti-Skëndërbeu. Bardheblutë ndalin ecurinë pozitive në Ballsh, ku nuk kanë shtuar më tepër se një barazim 0-0, pasi Bylisi këtë here kish vendosur të luante futboll të forte.

Gjithsesi heroi i takimit për ballshiotët u bë portieri Qirko, që në disa raste i shpëtoi nga pësimi i golit. Një pikë që gjithsesi e mban aty Bylisin në prag të rënies nga kategoria, ndërkohë që Tirana barazon në kuotën e 50-të pikëve Laçin që do të luajë nesër.

Ndërkohë, në Kamëz, një duel i drejtpërdrejtë mbijetese është fituar nga Skënderbeu, i cili falë golave në pjesën e dytë vulosin rezultatin 2-0 në këtë takim. Pasi mbylli pjesën e pare me 10 lojtarë me daljen me kartonin e kuq të Dacit krutanët vuajnë shumë.

Në pjesën e dytë Kastrioti pëson golin e parë në minutën e 67-të kur Zhan Viktor ia del mbanë të mposht Isli Hidin.

Më pas Hidi shndërrohet në hero për pak minuta, duke i dhënë deri në fund shpresën ekipit të tij, pasi pret një 11-metërsh, por gjithçka vuloset në shtesë, kur të gjetur të papërgatitur në mbrojtje, pësojnë edhe golin e dytë me autor Kosta Vangjelin, që vulos gjithçka.

Me këtë fitore Skënderbeu është shumë pranë realizimt të ëndrrës për të qëndruar në Kategorinë Superiore, pasi ka ngushtuar në 1 pikë diferencën me Bylisin e vendit të 8-të që është në “play-out”.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 2 Maj 2021, 14:53

MILANO– Kontrata e portierit të Milanit Gianluigi Donnarummas i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe nuk po arrihet gjuha e përbashkët financiare ...