Sport

Shehi: “Fitoret merren duke shënuar, rasti i Seferit mund të zgjidhej më mire”

2 Maj 2021, 16:42 Nga DOSJA
Shehi: “Fitoret merren duke shënuar, rasti i Seferit mund të

BALLSH – Tirana u ndal në një barazim pa gola kundër Bylisit, dhe trajneri Orges Shehi pas ndeshjes nuk ishte i kënaqur me rezultatin. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi ai do të deklaronte:

“Duhet shënuar për të fituar. Rastet i patëm, nuk bëmë lojë brilante. Gjithsesi ishte lojë e mirë nga ana jonë. Ky është futbolli. Mund të ishte zgjidh më mirë rasti i Seferit, por nuk merrem me gjëra individuale. Po të shënonim do bëhej më e thjeshtë dhe mund të shkonim drejt tre pikëve. Kishte mundësi tjetër interpretimi ai rast. Nuk i thashë ndonjë gjë të madhe, thjesht shëno po të erdhi një rast tjetër”.

“Kukësi është ndeshje tjetër, pasi janë ekip që lënë hapësira. Na ndëshkuan me një goditje dënimi. Skënderbeu e Bylisi vetëm mbrohen dhe ka pak hapësira. Me një rast të vetëm duhet të shënosh, pasi pastaj bëhet më e lehtë. Duhet ta kishim zgjidhur me rastet e krijuara në pjesën e parë. Ndaj e kemi të vështirë me ekipe që mbrohen me shumë lojtarë”.

“Duhet të finalizojmë, të shërbejmë. Kjo është mënyra e vetme për ta zgjidhur ndeshjen. E thashë, një rast mbyll ndeshjen. Ndoshta menduam se do kishim raste të tjera, por me kalimin e minutave bëhet edhe më e vështirë. Duhet të shërbejmë tek ai që e ka më mirë. Sulmuesi nga natyra do të shënojë. Po të ishte në fund besoj se do të kishte shërbyer”,-përfundoi Shehi.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ballshiotet bylis orges shehi seferi trajneri i tiranes ballshiotet bylis orges shehi seferi trajneri i tiranes

Sondazh

Poll

Sport 2 Maj 2021, 14:53

MILANO– Kontrata e portierit të Milanit Gianluigi Donnarummas i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe nuk po arrihet gjuha e përbashkët financiare ...