Aktualitet

Tërmeti e la në qiell të hapur, miqtë i dhuruan kontenierin, Bilbil Tarjen e përzë bashkia me fjalë boshe: Do bëjmë kë

2 Maj 2021, 16:51 Nga DOSJA
Tërmeti e la në qiell të hapur, miqtë i dhuruan kontenierin,

KURBIN– Edhe pse kanë kaluar rreth një vit e gjysëm nga tërmeti, shumë familje jetojnë në gjendje të vështirë. Bilbil Tarjes iu shemb banesa dhe prej asaj kohe, jeton në kontenier. Përveç bonusit që ka marrë nga Bashkia, nuk i është ofruar asnjë ndihmë tjetër për familjen me 5 anëtarë.

Përditë endet në zyrat vendore, por shpesh herë është nxjerrë jashtë pa asnjë përgjigje. Prej muajsh e premtojnë se do ti ndërtohet shtëpia e re.

“Shkojmë në bashki asnjë gjë, nuk bëjnë asgjë. Unë dua të di drejtësinë time. Dokumentet i kam krejt në rregull. Ata thonë do vijmë të shembin ndërtesën, ndërtesa nuk shembet, do bëjmë këtë… do bëjmë atë…, të gjitha fjalë boshe” thotë ai.

I është mirënjohës miqve të cilët i kanë dhuruar një kontenier. “Faleminderit shokëve se më kanë prurë një kontenier”.

Ndërkohë që në shumë zona ka filluar rindërtimi, në fshatin Fushë – Mamurras nuk parashihet ende ndonjë investim. Në Kurbin po zbatohen dy projekte rindërtimi, një me fonde turke dhe tjetri për banesa individuale nga fondi shqiptar i zhvillimit, të cilat nuk po ecin me ritme të njëjta.

Marrë nga Abcnews.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bilbil tarja kurbin termeti tragjik i 26 nentorit 2019 bilbil tarja kurbin termeti tragjik i 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll