Aktualitet

Aksident në Sarandë, makina përplaset me motoçikletën, 2 persona të plagosur, njëri transportohet me heliopter drejt Tira

2 Maj 2021, 15:53 Nga DOSJA
Aksident në Sarandë, makina përplaset me

SARANDË- Dy persona janë plagosur pasditën e sotme gjatë një aksidenti në Sarandë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit bregdetar, ku një makinë dhe një motoçiklet janë përplasur me njera-tjetrën.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesit e mjeteve, Migert Gumeni dhe Dino Majko, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë që pas spitalit të Sarandës, Gumeni, drejtuesi i motoçikletës është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Në një video të publikuar nga Syri.net, shihet vendi ku dhe ndodhi aksidenti.  

Ndërkohë që vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po bëjnë zbardhjen e ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sarande dino majko migert gumeni aksident ne sarande dino majko migert gumeni

Sondazh

Poll