Aktualitet

Besimtarët ortodoksë në Durrës kremtojnë Pashkën, masat anti-covid zhvendosin ritet në mëngjes

2 Maj 2021, 08:15 Nga DOSJA
Besimtarët ortodoksë në Durrës kremtojnë Pashkën,

Pandemia zhvendos meshën e Pashkës, po jo gëzimin në zemrat e besimtarëve dhe mesazhin e Pashkës në kohë të vështira. Besimtarët ortodoksë në Durrës kremtuan Pashkët duke uruar njëri-tjetrin për shëndet e mbarësi. Masat kufizuese anti-covid e zhvendosën meshën e Pashkëve nga mesnata në mëngjesin e së dielës.

Shumë besimtarë durrsakë u mblodhën në kishën ”Apostull Pavli dhe Shën Asti” për të ndjekur shërbesën e Ngjalljes dhe Liturgjinë Hyjnore që u zhvillua mëngjesin e së dielës për të respektuar orarin e kufizimit të lëvizjes.

Një mesazh për të gjithë besimtarët e dha edhe At Spiro Kostuli: “Pavarësisht kushteve në të cilat ndodhemi në shkallë globale, ‘Ngjallja e Krishtit’ mbizotëron në zemrat dhe shpirtrat e njerëzve dhe pikërisht ky gëzim dhe kjo dritë që mbizotëron në ditën e ngjalljes na bën të harrojmë dhe të mos kufizohemi nga çdo lloj privimi momental që po na kushtëzon jeta e sotme. Prandaj dua t’i uroj të gjithë të krishterët ortodoksë ‘Krishti u ngjall’, gëzuar edhe për shumë vjet Pashkët”.

Shërbesa e Ngjalljes u pasua nga rituali i marrjes së flakës së ngjalljes dhe ndarja e fjalës së mirë. Përveç flakës, edhe vezët e kuqe dhe buka e ëmbël e Pashkës janë simbole të kësaj dite festive që për të dytin vit radhazi zhvillohet në kushtet e pandemisë.

Top Channel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet pashket ortodokse pashket ortodokse

Sondazh

Poll