Aktualitet

Shtrëngohen masat! Karantinë 14 ditore për hyrjet nga Shqipëria në Greqi

2 Maj 2021, 06:16 Nga DOSJA
Shtrëngohen masat! Karantinë 14 ditore për hyrjet nga

TIRANË– Greqia ka shtuar masat me Shqipërinë nga 3 maji deri më 14 maj ku parashikohet karantinë prej 14 ditësh. Kjo masë do të vihet në zbatim për ata shtetas që udhëtojnë nga kufiri shqiptar drejt Greqisë duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve.

Ende mbetet në fuqi kufizimi me 400, i numrit të personave që lejohen të hyjnë në ditë në Greqi nga Kakavia ndërkohë që pikat e tjera kufitare me Shqipërinë do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Gati një javë më parë edhe Shqipëria vendosi karantinën 14 ditore për të gjithë shtetasit që hynin nga Greqia në Shqipëri. Masat shtrënguese do të mbeten në fuqi dhe gjatë festës së Pashkëve ortodokse.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiperi kapshtice greqi shqiperi kapshtice

Sondazh

Poll