Aktualitet

Plagosi me armë zjarri pronarin e fasonerisë në Fushë Krujë, arrestohet 42-vjeçari

2 Maj 2021, 08:05 Nga DOSJA
Plagosi me armë zjarri pronarin e fasonerisë në Fushë

TIRANË– Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së Arben Dedjës. 42-vjeçari Fatmir Rrahmani plagosi me armë zjarrin pronarin e fasonerisë në Fushë-Krujë. Arrestimi i tij u bë i mundur mëngjesin e sotëm nga policia e Krujës.

Pas sulmit të ndodhur, Dedja ka shkuar vetë, rreth orës 18:50, për të marrë ndihmën e parë shëndetësore në qendrën shëndetësore në Fushë Krujë dhe nga aty është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

NJOFTIMI:

Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë. Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur” Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin A. D., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Sinur” Fushë Krujë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arben dedja plagosja ne fushe kruje arben dedja plagosja ne fushe kruje

Sondazh

Poll