Bota

Vettingu i politikanëve në Maqedoninë e Veriut, përfshihet testi i drogës

18 Maj 2019, 15:05 Nga DOSJA
Vettingu i politikanëve në Maqedoninë e Veriut, përfshihet

MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut, vetingu i politikanëve do të përfshjë edhe testin e drogës.

Partitë BDI dhe VMRO DPMNE ranë dakort për një vetting të përgjithshëm, por rasti me deputetin Pavle Bogoevski, hapi debatin për përdorimin e lëndëve narkotike.

Kështu që grupi i pavarur i deputeteve të VMRO DPMNE-së kërkoi që të gjithë deputetët në mënyrë vullnetare t’i nënshtrohen testit të drogës.

Nga deputetët e pavarur është kërkuar edhe që të mundësohen ekipe mjekësore për të arritur këtë gjë.

Deputetët e pavarur nga VMRO DPMNE sot do të nisin iniciativë deri tek Kuvendi që të gjithë deputetet vullnetarisht të bëjnë testin për përdorimin e lëndëve narkotike. Kërkojmë që Kuvendi të hënën, të mundësojë kushte dhe ekipe mjekësore që kjo iniciative të zbatohet,”- u shpreh grupi i deputetëve të pavarur.

Nga ana tjetër, Talat Xhaferi deklaroi se nuk ka bazë juridike kjo kërkesë.

Ju informojmë se, në Ligjin për deputetët, në Rregulloren për punën e Kuvendit dhe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka bazë juridike sipas së cilës Kryetari dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut kishin mundur të realizojnë Nismën e Grupit parlamentar të pavarur. Sipas Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, neni 22, paragrafi 1, punëdhënësi doemos duhet të sigurojë kontrollime shëndetësore për të punësuarit më së paku çdo 24 muaj,”– thuhet në deklaratën e Xhaferrit.

Deputeti Bogoevski shkoi vetë në polici dhe pranoi publikisht se kishte përdorur lëndë narkotike. Ai nuk theskoi nëse bëhej fjalë për kokainë, apo të një lloji tjetër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut pavle bogoevski talat xhaferri testi i droges nga deputetet maqedonia e veriut pavle bogoevski talat xhaferri testi i droges nga deputetet

Sondazh

Poll