Bota

Ambasadori i SHBA në Kosovë: Udhëheqësit të mos shfrytëzojnë viktimat për përfitime politike

17 Maj 2019, 20:54 Nga DOSJA
Ambasadori i SHBA në Kosovë: Udhëheqësit të mos

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, tha se të mbijetuarit e mizorive “duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri”.

Në një postim në Twitter, ai tha se “udhëheqësit e Kosovës duhet të ndihmojnë viktimat të shërohen, e jo t’i shfrytëzojnë ato për përfitime politike”.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, publikoi një fotografi, të cilën fillimisht e prezantoi si dëshmi e akteve të përdhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Mediat vendore në Kosovë publikuan më pas pamjen e njëjtë, duke thënë se është marrë nga faqet e internetit me përmbajtje pornografike.

Të premten, Brovina kërkoi falje dhe pranoi se fotografia mund të jetë e falsifikuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se e ka ftuar Brovinën të ofrojë dëshmitë që ka dhe se do të hapë hetime mbi fotografinë e publikuar./REL

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ambasadori i shba ne kosove philip kosnett ambasadori i shba ne kosove philip kosnett

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2019, 15:50

Zhurma elektorale po i kushton shumë Italisë

ITALI– Italia, shkruan gazeta e Romës, „La Repubblica“ ndodhet „nën vëzhgimin e veçantë të tregjeve“. Kjo është e vërtetë. Reagimet e tregjeve financiare...