Bota

U përfshi në një skandal korrupsioni, jep dorëheqjen zv.kancelari i Austrisë

18 Maj 2019, 10:53 Nga DOSJA
U përfshi në një skandal korrupsioni, jep dorëheqjen

AUSTRI- Zv.kancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqjen nga posti një ditë pas publikimit të videoskandalit. (Lexo këtu)

Përveç postit të zv.kancelarit, Strache hoqi dorë edhe nga kreu i Partisë FPO, duke ia dorëzuar deputetit Norbert Hofer. Aktualisht Hofer mban postin e ministrit të transporteve.

Në fjalën e tij para mediave, Steache tha se po largohej për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të qeverisë duke pretenduar se ishte viktimë e një sulmi politik.

Ndërkohë Kancelari austriak Sebastian Kurz i Partisë Popullore të qendrës së djathtë pritet të japë një deklaratë për këtë çështje së shpejti.

Në videon e pubikuar dukej zv.kancelari, një politikan dhe një manjate ruse duke bërë pazare për të fituar zgjedhjet e vitit 2017. Ndër planet e diskutuara ishin edhe ato të blerjes së shtypit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota austri heinz-christian strache plas skandali ne austri austri heinz-christian strache plas skandali ne austri

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2019, 15:50

Zhurma elektorale po i kushton shumë Italisë

ITALI– Italia, shkruan gazeta e Romës, „La Repubblica“ ndodhet „nën vëzhgimin e veçantë të tregjeve“. Kjo është e vërtetë. Reagimet e tregjeve financiare...