Bota

I shkaktonte atak kardiak pacientëve dhe më pas i kthente në jetë, mjeku francez rrezikon burg përjetë

18 Maj 2019, 06:57 Nga DOSJA
I shkaktonte atak kardiak pacientëve dhe më pas i kthente në

Një doktor francez çonte drejt vdekjes pacientët e tij që të mund të tregonte se sa i aftë ishte për t’u shpëtuar atyre jetën.

Anestezisti Frederic Pechier, 47 vjeç, dyshohet se u injektonte pacientëve që kryenin operecime të vogla doza vdekjeprurëse të klorurit të kaliumit gjë që u shkaktonte më pas arrest kardiak.

Më pas për të treguar se sa mjek i mirë ishte, francezi Pechier i risillte në jetë.

Ai akuzohet për 24 raste të tilla, ku përfshihen edhe vdekjet e nëntë pacientëve në një klinikë private të Besancon-it. Viktimat e tij të preferuara varionin nga mosha 4 vjeç deri në 80 vjeç.

Gjithçka u zbulua nga kolegët filluan të dyshonin tek doktori pasi e diagnostikonte shumë shpejt se “vdekja” e pacientëve të tij shkaktohej nga mbidozat e anestezisë. Pechier filloi të hetohej që në vitin 2017 dhe gjatë kësaj jave dyshimet ndaj tij janë rritur për 66 raste.

Ai i mohon akuzat, por sido që të jetë karriera e tij quhet tashmë e përfunduar. Nëse akuzat provohen ai do të dënohet me burg të përjetshëm.

Marrë nga CNN

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota frederic pechier mjeku ne france frederic pechier mjeku ne france

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2019, 15:50

Zhurma elektorale po i kushton shumë Italisë

ITALI– Italia, shkruan gazeta e Romës, „La Repubblica“ ndodhet „nën vëzhgimin e veçantë të tregjeve“. Kjo është e vërtetë. Reagimet e tregjeve financiare...