Bota

U plagos me dy plumba, menaxheri i VIP-ave flet për autorët: Më sulmuan, rinia ka dalë nga rruga

17 Maj 2019, 16:58 Nga DOSJA
U plagos me dy plumba, menaxheri i VIP-ave flet për autorët: Më

KOSOVË-Menaxheri i VIP-ave, Met Elshani ka folur për herë të parë pasi u plagos mesditën e sotme me dy plumba. Elshani shprehet për Insajder se nuk ka arritur t’i njohë autorët pasi e kanë sulmuar direkt.

Kanë  qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër.

Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë,”- mësohet të ketë thënë menaxheri i VIP-ave.

Pasditen e sotme rreth orës 15:00, Mehmet Elshani u plagos me dy plumba në lagjen Dardania në Prishtinë, Kosovë.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar katër persona. Ata janë: Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi 22 vjeçar, Shpetim Cakiqi 20 vjeçar dhe GJ.B 43 vjeçar. Bëhet me dije se Lepaja është një person me precedent penalë.

Ndërkohë që janë sekuestruar edhe tre armë zjarri.

Menjëherë pas plagosjes Elshani është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që hetimet për rastin vazhdojnë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni met elshani plagoset menaxheri i vipave plagosja met elshani met elshani plagoset menaxheri i vipave plagosja met elshani

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2019, 15:50

Zhurma elektorale po i kushton shumë Italisë

ITALI– Italia, shkruan gazeta e Romës, „La Repubblica“ ndodhet „nën vëzhgimin e veçantë të tregjeve“. Kjo është e vërtetë. Reagimet e tregjeve financiare...