Bota

Arusha vret 8 dele, Spanja dhe Franca ulen në bisedime urgjente (FOTO)

17 Maj 2019, 16:51 Nga DOSJA
Arusha vret 8 dele, Spanja dhe Franca ulen në bisedime urgjente (FOTO)

FRANCË– Një arushë është bërë objekt diskutimit mes Francës dhe Spanjës. Sipas BBC-së mësohet se arusha nga Pirenejet Franceze, ka vrarë tetë dele në Spanjë, që ka bërë që këto dy autoritete që të fillojnë bisedimet urgjnte për të zgjidhur këtë problem.

Arusha ka shkuar në malet e Navarres pasi kishte ardhur nga Bearni i pjesës jugperëndimore të Francës. Zyrtarët mjedisorë të Spanjës janë takuar për këtë çështje me homologët e tyre francezë. Disa dele tashmë bartin në trup pajisje për shënim të vendndodhjes dhe janë hartuar plane për të përfshirë qen roje.

Arusha Claverina dhe disa arusha tjera ishin sjellë në këtë rajon nga Sllovenia. Ato ishin lëshuar në natyrë në tetor të vitit të kaluar për ta shtuar numrin e tyre sepse në këtë vend ndodheshin vetëm dy arinj.

Për këtë veprim të autoriteteve më parë kishin protestuar barinjtë e Francës dhe të Spanjës që ndodhen në zonën kufitare mes dy vendeve.

Shoqata “Alpine Slovenia” ka më shumë se 500 arusha të murrme dhe po e ndihmon Agjencinë Franceze për Egërsira që ta shtojë numrin e këtyre kafshëve në Pireneje, ku ato janë pakësuar për shkak të gjuetisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arusha ne spanje arusha vret 8 dele debati france spanje malet naverres arusha ne spanje arusha vret 8 dele debati france spanje malet naverres

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2019, 15:50

Zhurma elektorale po i kushton shumë Italisë

ITALI– Italia, shkruan gazeta e Romës, „La Repubblica“ ndodhet „nën vëzhgimin e veçantë të tregjeve“. Kjo është e vërtetë. Reagimet e tregjeve financiare...