Politike

Berat Buzhala thirrje Edi Ramës: Ndaj disa vaksina për qytetarët e Kosovës, s’kishim me ta harru kurrë

1 Maj 2021, 09:31 Nga DOSJA
Berat Buzhala thirrje Edi Ramës: Ndaj disa vaksina për qytetarët

PRISHTINE- Gazetari Berat Buzhala i ka kërkuar kryeministrit shqiptar Edi Rama që të vaksinojë edhe të moshuarit e Kosovës. Në një reagim në rrjetet sociale, nisur nga vaksinimi masiv që po shkon në gati 500 mijë vetë të vaksinuar në Shqipëri, Buzhala thotë se është e turpshme që qytetarët e Kosovës të shkojnë dhe të vaksinohen në Serbi.

REAGIMI I PLOTË I BERAT BUZHALËS: 

Lutje publike per kryeministrin e sapozgjedhur te Shqiperise:

Hape nje pike/punkt per vaksinimin e kosovareve dikund afer kufirit. Une e di qe edhe Shqiperia eshte ne zor te madh per veti, ama eshte krejtesisht e turpshme per shtetin e Kosoves qe mijera veta me shku me u vaksinu ne Serbi, qysh po ndodhe tash. Nuk ka poshterim me te madh per shtetin e Kosoves qe i lejon qytetaret e vendit te vet me pranu vaksina prej qeverise se Serbise.

Qe keshilla ime per Ramen dhe qeverine e tij. Le t’i ndaje disa doza ne jave, le te themi 5-6 mije dhe le t’i caktoje grupmoshat, bie fjala brenda nje javes ata qe i kane 74-75 vjec. Javen tjeter ata qe i kane 73-74 vjec. E di qe nuk do te ishte shume as per Shqiperine, por do te ishte shume per ne qe kemi prinder te vjeter.

Nuk kishim me ia harru kurre. Na per momentin nuk kemi qeveri qe kujdeset per qytetaret. Qeveria jone po merret me budallakina. Albinit as nuk po i ben pershtypje qe Vucici me shume se sa ai po kujdeset per qytetaret e tij. Per Albinin eshte teper me rendesi me e fitu betejen publike me Vucicin ne takimin e tyre te pare ne Bruksel.

Une me qene si Vucici, po ne ate takim, kisha me i tregu se sa qytetare te tij ia ka vaksinu. Le te merret ky me folklorizma.  Prandaj, Edi Rama e ka mundesine ideale per t’i dale ne krah qytetareve te Kosoves.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike berat buzhala edi rama vaksinimi ne kosove berat buzhala edi rama vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll