Politike

Themeluesi i PD ‘sulmon’ Bashën, Zenel Hoxha: Kemi nevojë për një lidership të ri, demokratët të veprojnë tani

30 Prill 2021, 21:25 Nga DOSJA
Themeluesi i PD ‘sulmon’ Bashën, Zenel Hoxha: Kemi nevojë

TIRANË– Zenel Hoxha, një prej themeluesve të Partisë Demokratike, ka kërkuar sërish largimin e kryedemokratit Lulzim Basha pasi ky i fundit humbi zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se të gjithë ata që e ndjejnë veten demokratë duhet të veprojnë tani dhe se duhet të tregojnë që kanë nevojë për një lidership të ri.

Sipas Hoxhës, Basha po kërkon t’i shndërrojë gabimet madhore të vetvetes në fat të pandryshueshëm të Partisë Demokratike.

Statusi i plotë

Të gjithë demokratët e vërtetë duhet të reagojnë tani.
Shqipëria e sotme e ka ves deformimin e demokracisë. Por ky është ves që mbetet në fuqi jo prej anëtarësisë së partive, por prej udhëheqësve që humbasin ndërgjegjen e reflektimit. Kryetari aktual i Partisë Demokratike i ka tejkaluar provat e shembjes së plotë të ndërgjegjes së vet, e cila s’paska asgjë prej demokrati. Zoti Basha po kërkon t’i shndërrojë gabimet madhore të vetvetes në fat të pandryshueshëm të Partisë Demokratike. Por, demokratët janë mësuar të rrëzojnë regjime dhe i refuzojnë uzurpimet. Koha ka mbaruar dhe orën e gjatë nuk e ka më në dorë kryetari punë-pa-kryer zoti Basha.

Partia Demokratike ka nevojë për lidership të ri. Është nevojë imediate. Nuk mund të jetë kurrësesi opozita e vendit në pritmëri që i japin funksionin e një paterice përballë kundërshtarit të shquar për vjedhje dhe shëmtime të shtetit dhe demokracisë. Socialistët dhe kreun e tyre i ka demaskuar ndërgjegjia anti-institucion në këto dy mandate, por nuk i ka shembur dhe nuk i përzuri dot nga pushteti ndërgjegja e pafuqishme e Lulzim Bashës, kryetarit pa suksese. Opozita nuk ka nevojë për rithemelim, por për largim të një njeriu dhe ardhjen e një fryme të mirëfilltë shpresëdhënëse për demokratët dhe për të gjithë shqiptarët. Kjo duhet bërë tani dhe jo kur të caktojë datën humbësi qe ka humbur masën dhe sensin e gjithçkaje.

Zenel Hoxha është një nga demokratet që ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës. Ishte Ibsen Elezi ai që doli i pari bashkë me një grup personash dhe me pankartën “Basha boll” dhe kërkoi dorëheqjn e Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tyre, PD-ja ka nevojë për një riformatim dhe një lidership të ri.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes zenel hoxha doreheqja e lulzim bashes zenel hoxha

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 19:54

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar se kanë mbledhur firmat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. E ftuar në...