Politike

VIDEO-SKANDALI për blerjen e votës, Berisha: 40 milionë euro u derdhën në llogaritë bankare të qytetarëve të dëmtuar n

30 Prill 2021, 21:13 Nga DOSJA
VIDEO-SKANDALI për blerjen e votës, Berisha: 40 milionë euro u

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë kronikën e publikuar sot ku shihej se mbi 40 milionë euro janë derdhur në llogaritë bankare të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti, pak ditë para zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se këto para janë shpërndarë në kuadër të një mega-operacioni për blerjen e votë në vend.

“Zgjedhjet e lira te ekzekutuara para votimit! Megooperacioni blerja te votes! Ne kundershtim flagrant me ligjin direkt nga buxheti i shtetit u derdhen 40 milion euro ne kontot bankare te qytetareve te bashkise se Durresit dhe bashkive tjera te demtuara nga Termeti. Gazetaret investigativ Klodian Tomorri Aranita Brahja kane zbuluar operacionin me te madh te blerjes se votes me parate e thesarit te shtetit!”- shkruan Berisha.

Ditën e sotme, MCN publikoi një kronikë me dokumente koenfidenciale ku shihej se përmes programit të granteve të rindërtimit, në muajt mars dhe prill qeveria transferoi plot 40 milionë euro kesh në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, Mirëditë, Lezhë dhe në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Fenomeni ka qenë aq masiv sa që mund të jetë operacioni më i madh i ndikimit të votës në shkallë të gjerë i regjistruar ndonjëherë në Shqipëri. Jo me para informale, por drejtepërdrejtë me paratë e buxhetit të shtetit, pra me paratë e taksave të qytetarëve. Gjithcka në rrugë ligjore dhe gjithçka nën hundën e opozitës.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike krimi zgjedhor 2021 sali berisha krimi zgjedhor 2021 sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 19:54

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar se kanë mbledhur firmat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. E ftuar në...