Politike

Kërkon largimin e Bashës, shpërthen KEQ Ibsen Elezi: Këta spurdhjakë nuk më bëjnë dot mua të tërhiqem, e kam ngritur m

30 Prill 2021, 20:58 Nga DOSJA
Kërkon largimin e Bashës, shpërthen KEQ Ibsen Elezi: Këta

TIRANË– Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka shpërthyer keq ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, të cilit i ka kërkuar dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në emisionin “Pa maska”, në JOQ, se njerëz si Basha janë katapultuar në Partinë Demokratike duke gjetur gjithçka gati, ndërsa ai vetë e ka ndërtuar me gjak.

Elezi tha se ata janë vetëm disa spurdhjakë që nuk do t’ia arrijnë dot ta trajtojnë Partinë Demokratike si një pronë të tyre.

“Po të kishte pasur një lider tamam Partia Demokratike, Rama do ta shihte majën tamam. Jemi mbi 85% në parti që duam të largojmë Bashën. Të mendosh që në parti të mos bëhen zgjedhje, di të thotë të jesh me të meta mendore. Nëse edhe këtë herë nuk bëhen zgjedhje të lira brenda partisë, atëherë PD-ja do katandiset në minorancë. Në vitin 2018 u bën zgjedhje kot, futeshin 100 veta dhe dilnin 300 nga dhomat. Do realizohen këtë herë me anë të trysnisë që po bëjmë ne. Lulzim Basha është katapultuar aty brenda me vota të rreme. Të tërhiqet dhe të futet prapë në garë. Nëse ai që kandidon nuk e mund, haram i qoft. Kështu ka sens. Tërhiqu zotëri, fusim kryetarin pastaj strukturat në process votimi. Pse kanë frikë. PD-ja të ketë frikë pas 30 viteve. Kush janë këta njerëz që duan të vrasim demokracine, ai ka mbledh rreth vetes militant. Unë nuk e kam ndërmend të tërhiqem. Të vijnë të më tregojnë mua këta spurdhjakë që e kam ndërtu me gjak PD-në në ’91. Disa spurdhjakë që e kanë në mendje që të vijnë në oushtet me LSI-në e thonë si të vjedhim dhe ne si këta. Basha e mori vendimin që të bëheshim bashkë dhe Berisha e mbështeti, këta e konsiderojnë partinë një pronë private. Është e turpshme. LSI-janë disa enveristë, më të majtë se vetë PS-ja. Po jo ore, më mirë rri në Opozitë,”- tha Elezi.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes ibsen elezi lulzim basha doreheqja e lulzim bashes ibsen elezi lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 19:54

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar se kanë mbledhur firmat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. E ftuar në...