Politike

Kërkon postin e Bashës, Kadilli: Njoh më shumë demokratë se ai, kreu i PD-së ka shteruar politikisht

30 Prill 2021, 21:52 Nga DOSJA
Kërkon postin e Bashës, Kadilli: Njoh më shumë

TIRANË– Fatbardh Kadilli, një nga anëtarët e Partisë Demokratike që kërkon dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha ka treguar se ai njeh më shumë demokratë se vetë kreui PD-së dhe se publikisht njihet më pak si figurë.

I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Kadilli tha se ai është i vendosur që ta çojë deri në fund rrugën që ka nisur dhe se demokratëve do tu ofrojë një project shumë më të mirë se ai që kanë parë deri më sot. Për të, kryedemokrati Basha ka mbaruar politikisht dhe është shteruar.

“Çdo njeri mendon se është më i mirë nga tjetri, por e dyta që të jetë krahas saj është të kesh matjen se sa mbështetës ke në kryesinë e PD-së. Sa persona brenda partisë mbështesin ty dhe sa Bashën? Unë njihem shumë më pak se sa Basha nga publiku i gjerë, por edhe nga demokratët në tërësi. Unë njoh personalisht më shumë demokratë se sa njeh Lulzim Basha. Sot unë jam i vendosur ta çoj deri në fund këtë rrugë që kam nisur, do u ofroj një projekt më të mirë nga ajo që ka qenë deri sot. PD të jetë që në fillim një lëvizje popullore, plotësisht pro fraksioneve. Lidhet me të politikisht, Basha për mua politikisht ka shteruar,”- u shpreh Kadilli.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes fatbardh kadilli doreheqja e lulzim bashes fatbardh kadilli

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 19:54

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar se kanë mbledhur firmat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. E ftuar në...