Politike

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti denoncon: Është dëmtuar rrjetin elektrik i ndriçimit në Kalanë e Shkodrës, jam e sh

30 Prill 2021, 21:34 Nga DOSJA
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti denoncon: Është dëmtuar

TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka denoncuar dëmtimin e rrjetit elektrik të ndriçimit në Kalanë e Shkodrës që u vendos pak muaj më parë. Në një postim në faqen e saj në Facebook, Margariti shkruan se është shokuar kur ka marrë vesh këtë gjë dhe e ka cilësuar një krim ndaj trashëgimisë kulturore.

Ministrja u bën thirrje shkodranëve që të distancohen nga kjo gjë si dhe të ndihmojnë institucionet e drejtësisë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

“E shokuar nga lajmi i dëmtimit të rrjetit elektrik të ndriçimit të Kalasë së Rozafës, në Shkodër! Ende pa iu gëzuar kësaj kurore të Shkodrës, që kurrë nuk ishte dukur më e bukur, individë të papërgjegjshëm kanë kryer një krim, duke dëmtuar pasurinë tonë të përbashkët. Ftoj çdo shkodran të ndershëm që jo vetëm të distancohet, por edhe të ndihmojë institucionet e drejtësisë, për vënien e përgjegjësve përpara ligjit!”- shkruan Margariti. 

Rrjeti elektrik në Kalanë e Shkodrës u përfundua në muajin shkurt të këtij viti me fonde të Ministrisë së Kulturës.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike demtohet rrjeti elektrik ne kalane e shkodres elva margariti demtohet rrjeti elektrik ne kalane e shkodres elva margariti

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 19:54

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar se kanë mbledhur firmat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. E ftuar në...