Politike

“40 milion euro për blerje votash”/ Spiropali i kthehet analistit: Më jep një emër. Edi Rama i ha kundërshtarët për m

30 Prill 2021, 19:44 Nga DOSJA
“40 milion euro për blerje votash”/ Spiropali i kthehet

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali në “Zonë e lirë” është pyetur mbi shifrat që kanë dalë se janë punësuar më shumë njerëz në administratë prej Janarit 2021, për shkak të zgjedhjeve të 25 Prillit. Spiropali i ka mohuar këto fjalë. 

Elisa Spiropali: S’ka lidhje me administratën fare. O e kishte Sali Berisha në rresht administratën, i kishte të gjithë të rreshtuar. Nuk ia doli në 2013. Nuk fitohet kjo punë me administratë. Edi Rama ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme me një strategji gjeniale organizimi se ne nuk jemi delirant të mos pranojmë faktet si bëjnë ata. Ne kemi punuar për këtë fitore, nuk ka forcë politike në territorin e Republikës së Shqipërisë si PS. Pranojeni, Edi Rama i ka mundur të gjithë.

Curi: Janë transferuar 40 milionë euro nga buxheti i shtetit në llogaritë e qindra mijërave votuesve për rindërtimin… Të gjitha këto, pastaj vaksinat…

Spiropali: Jep një emër.

Curi: Vetëm emër s’jap unë se e zhysni, e varrosni pastaj.

Spiropali: Pse nuk e pranoni që Rama i ha për mëngjes këta? Unë Elisa Spiropali nuk kam blerë asnjë votë në territorin shqiptar. Nuk ia blen dot njerëzve dinjitetin.

MARRË NGA Zonë e Lirë

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elisa spiropali zgjedhjet 25 prill 2021 elisa spiropali zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 16:46

TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nëse fleta e votimit do të ishte me emra, do të kishte më par...