Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: E gjithë vëmendja duhet të jetë e përqendruar në evidentimin dhe hetimin e çdo parregullsie

30 Prill 2021, 13:06 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: E gjithë vëmendja duhet të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish thirrje që të nisë hetimi në mënyrë urgjente për parregullsitë e denoncuara në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Meta shkruan se e gjithë vëmendja duhet të jetë e përqendruar në evidentimin dhe hetimin e çdo parregullsie, që ka cënuar procesin dhe deformuar vullnetin e shprehur të qytetarëve.

Presidenti shton më tej se gjëja më e vlefshme se kurrë është hetimi i votave të pavlefshme, me qetësi dhe transparencë maksimale

Statusi i plotë:

Falenderoj të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët morrën pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit. Referuar të dhënave zyrtare të institucioneve shtetërore, përllogaritet që nga rreth 2.242.147 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 1.661.885 qytetarë. Duke patur parasysh pamundësimin e ushtrimit të së drejtës së votës edhe përmes akteve të njëanshme normative, pjesëmarrja rekord më 25 prill e mbi 74% të qytetarëve rezidentë në Shqipëri me të drejtë vote, është shprehje e qartë e përgjegjësisë së lartë qytetare për fatet e vendit.

Ndërkohë që procesi zgjedhor vazhdon, e gjithë vëmendja duhet të jetë e përqendruar në evidentimin dhe hetimin e çdo parregullsie, që ka cënuar procesin dhe deformuar vullnetin e shprehur të qytetarëve. Numri rekord i më shumë se 5% të votave të pavlefshme, nga të cilat shumica absolute qartësisht nuk ka qenë e shprehje e vullnetshme e pavlefshmërisë, kërkon një hetim urgjent dhe serioz.

Asnjë zhvendosje fokusi, deri në fund të procesit! I vetmi hetim i vlefshëm tani është hetimi i votave të pavlefshme! Shashkat e provokatorëve kanë vetëm një qëllim, shpërqëndrimin nga ajo që ka ndodhur në kutitë e votimit dhe gjatë numërimit. Më i vlefshëm se kurrë, hetimi i votave të pavlefshme, me qetësi dhe transparencë maksimale! Çdo votë të numërohet dhe rinumërohet deri në fund sipas Kodit Zgjedhor!

Zgjedhjet e 25 prillit 2021 ishin të qeta dhe me incidente minimale në ditën e votimit por ankesat nga partitë edhe këtë vit nuk kanë munguar. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Komisariatet 1 dhe 2 të policisë në Tiranë dhe dy kandidatët, Asllan Dogjani dhe Ermonela Felaj kërkojnë pamjet filmike nga KQZ për të parë procesin e numërimit.

PD e LSI akuzojnë PS-në se krijoi një industri elektorale dhe se vota u manipulua jo vetëm duke u blerë, por me një sërë mjetesh që deformuan vullnetin e qytetarëve. Por sërish, rezultati është i qartë. PS është fituese me 74 mandate, PD me 59, LSI me 4 dhe PSD me 3.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 12:28

‘Suksesi elektoral’ i të riut Rakipi i dedikohet babait të tij, një biznesmen i zgjedhur fillimisht deputet në Elbasan në vitin 2013 për Partinë Drejtësi, Integ...

Politike 30 Prill 2021, 11:58

TIRANË– Lefter Koka ka reaguar pas fitores së mandatit të deputetit në Durrës. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Koka shkruan se nuk gjen dot fj...