Politike

Votat e pavlefshme, Meta thirrje institucioneve: HETONI! Është shumë e lehtë për të parë nëse një fletë ka dy kryqe, a

30 Prill 2021, 11:26 Nga DOSJA
Votat e pavlefshme, Meta thirrje institucioneve: HETONI! Është

TIRANË– Presidenti Ilir Meta tha ditën e sotme se në zgjedhjet e 25 prillit ka pasur një numër të lartë të fletëve të votimit të pavlefshme. Meta kërkoi nga institucionet që të hetojnë në lidhje me pavlefshmërinë e fletëve të votimit. Ndër të tjera, kreu i shtetit tha se është shumë e lehtë për të parë nëse një fletë ka dy kryqe apo nëse shkrimi është bërë nga dy duar të ndryshme.


DEKLARATA:

Së dyti, në këto zgjedhje kemi një numër të paprecedent të fletëve të pavlefshme. Duhet me shumë përgjegjshmëri qe të mos preket asnjë kuti apo fletë votimi. Të numërohet dhe rinumërohet gjithcka. Është shumë e lehtë për të parë nëse një fletë ka dy kryqe, apo ka dy duar të ndryshme. U bëj thirrje të gjithë forcave politike të analizojë të mos cënojë më shumë integritetin e këtij procesi, sipas këtij kodi zgjedhor.U bëj thirrje forcave politike të mos merren me analiza aktualisht të zgjedhjeve pasi nuk kanë përfunduar. Ky është mesazhi im, i kërkoj KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor dhe Prokurorisë të hetojë. Asgjë nuk na nxiton, në shtator krijohen intitucionet e reja. Nuk ka nevojë më të themi hap kuti. Komisionerët, vëzhguesit të përqëndrohen në këtë cështje. Të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Që një qytetar të votjë dhe të mos dalë e pavlefshme, është e pafalshme dhe nuk mud të ndodhë më.

LAJMI KRYESOR: Nisma për ta shkarkuar, Meta: Janë shashka të Ramës, do iku nga Presidenca më 24 korrik 2022! Humbja e LSI? Pyesni Kryemadhin, unë s’kandidova

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 09:29

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar votën preferenciale të kandidatëve socialistë në qarkun e Tiranës. Mbrëmë në emisionin “Opinion”, Rama foli për ...