Politike

30 Prill 2021, 11:58 Nga DOSJA

TIRANË– Lefter Koka ka reaguar pas fitores së mandatit të deputetit në Durrës. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Koka shkruan se nuk gjen dot fjalët për të shprehur mirënjohjen ndaj bashkëqytetarëve që e kanë votuar. Ndër të tjera, ai shkruan se tramvaja e shpifjeve dhe mllefi i shfrenuar e kanë marrë përgjigjen në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë.

POSTIMI:

FALEMINDERIT!Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen ndaj bashkëqytetarëve e mi, që besuan te vizioni i Partisë Socialiste dhe emrit tim, por garantoj se do të shpërblehet me punë, punë dhe vetëm punë në të mirë të qytetit dhe vendit tonë!Tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë!Faleminderit strukturave të PS në Durrës, ekipit të vajzave dhe djemve që trokitën në çdo derë dhe zemër të qytetarëve, për t’i ftuar të beheshin pjesë e vizionit të zhvillimit!Besimi i gjithsecilit prej jush më vendos përpara përgjegjësisë së madhe për të shërbyer me devotshmëri, përkushtim dhe për të qenë zëri juaj i fuqishëm në Parlament!Koha që të shohim drejt të ardhmes, për Shqipërinë të ardhmen tonë!

Lefter Koka mundi të siguronte nga qytetarët e Durrësit, 9609 vota, duke i thënë mundësinë që të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lefter koka shqiperia voton 2021 lefter koka shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll