Politike

Hoqi dorë nga mandatet për deputet, Tom Doshi fut në Kuvend dy emra të rinj

30 Prill 2021, 12:54 Nga DOSJA
Hoqi dorë nga mandatet për deputet, Tom Doshi fut në Kuvend dy

TIRANË– Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi mori tre mandatë në rang kombëtar në zgjedjet e 25 prillit, dy prej të cilave i fitoi vetë, pasi kandidoi edhe në Shkodër, edhe në Tiranë.

Lëvizja e tij e papritur për heqjen dorë nga mandate për deputet, për t’i hapur rrugën një koalicioni të mundshëm me socialistët, bëri që dy vendet e tij të ngeleshin bosh.

Ikja e TomDoshit i hapi rrugën drejt Kuvendit Meri Markiçit në Shkodër dhe Gertjan Dedës në Tiranë, të cilët do ulen në karrigen e parlamentit të ri, falë ikjës së Doshit.

Deputet i PSD u zgjodh edhe Gledis Çeliku, nr.2 i listës së PSD-së në Shkodër. Kryesuesi i litave të Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, me anë të një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme mw 26 prill nga listat si kandidat për deputet. Ai sqaroi se nuk është larguar nga partia por ka hequr dorë vetëm nga mandati i tij.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike tom doshi votat e kandidateve 2021 tom doshi votat e kandidateve 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 12:28

‘Suksesi elektoral’ i të riut Rakipi i dedikohet babait të tij, një biznesmen i zgjedhur fillimisht deputet në Elbasan në vitin 2013 për Partinë Drejtësi, Integ...

Politike 30 Prill 2021, 11:58

TIRANË– Lefter Koka ka reaguar pas fitores së mandatit të deputetit në Durrës. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Koka shkruan se nuk gjen dot fj...