Partia Socialiste nis procedurat për shkarkimin e Metës, SMS që iu dërgua deputetëve: Shkeli Kushtetutën! Ju lutem firmosn
TIRANË– Partia Socialiste nis procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta. Një mesazh ka ardhur sot në telefonat e deputetëve socialistë, të cilët njoftohen se PS ka nisur procedurat për shkarkimin e Metës, ku edhe i kërkohet që të jenë prezent për të kryer procedurat.
“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh.
Ditën e djeshme ishte kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla premtoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës, pasi ky i fundit njoftoi se do të largohej nga posti më korrik të vitit 2022. Edhe pse kishte paralajmëruar se do të jepte dorëheqjen nëse maxhoranca do të merrte 71 mandate, por më pas në një konferencë për shtyp pretendoi se zgjedhjet ishin të manipuluara.
Kjo është hera e dytë që maxhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Gjithçka nisi kur Presidenti Meta nuk pranoi të dekretonte ministrin Gent Cakaj si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Sandër Lleshajn për postin e Ministrisë së Brendshme. Kulmi arriti kur Presidenti nuk pranoi të dekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, doli në konkluzionin, se kreu i shtetit ka shkelur kushtetutën me dy dekretet e tij, por nuk çojnë domosdoshmërisht në shkarkimin, e tij, por duhet marrë masa për të evituar situata të tilla në të ardhmen. Sipas Komisionit, veprimet e Metës nuk kanë pasur pasoja të rënda për vendin. Pas deklaratës së Komisionit, Meta dhe Ruçi zhvilluan një takim dhe u zotuan se do të vijonin punën së bashku.
(k.m/a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
A dështoi Kryemadhi në zgjedhjet e 25 prillit? Meta: Pyeteni vetë zonjën në fjalë!
TIRANË- Presidenti Ilir Meta doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, aty ku foli për procesin zgjedhor dhe sqaroi ‘hakerimin’ e telefonit të tij. ...
‘Populli dënoi me votë Metën’/ Presidenti thirrje: Mos u merrni me shashka, do kemi mundësi të shohim sa vota do marr u
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe nismës për shkarkimin e kreut të shtetit. Në një konferencë për shtyp, Meta e ko...
Votat e pavlefshme, Meta thirrje institucioneve: HETONI! Është shumë e lehtë për të parë nëse një fletë ka dy kryqe, a
TIRANË– Presidenti Ilir Meta tha ditën e sotme se në zgjedhjet e 25 prillit ka pasur një numër të lartë të fletëve të votimit të pavlefshme. Meta kërkoi ng...
Hakerimi i telefonit të presidentit, Meta justifikohet para kamerave: Se mos merrni ndonjë mesazh, të më ndjekë dhe Met Vel
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është justifikuar për mesazhet e dërguara nga telefoni i kreut të shtetit, duke paralajmëruar edhe nisma ligjore. Në fja...
Krimi zgjedhor, PD del me fakte nga SELIA! Skema e blerjes së votave, banesat legalizohen në këmbim të votave…
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar një tjetër mënyrë për blerjen e votave gjatë fushatës elektorale të zgj...
Vaksinimi anti-COVID/ Komisioneri Varhelyi paralajmëron vizitë në Ballkan e Shqipëri: Sjell 6510 mijë doza nga Pfizer
TIRANË– Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka paralajmëruar një vizitë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, javën që vjen bashkë më të ...
LISTA FINALE/ KQZ konfirmon emrat e deputetëve fitues, 75% e qytetarëve votuan edhe për kandidatët
TIRANË– Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me anë të një deklaratë për mediat ka konfirmuar listën me emrat për deputetë të Shqipër...
I ulur në një kafene! Fatbardh Kadilli shpall kandidimin për kreun e Partisë Demokratike
TIRANË– Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka shpallur kandidaturën e tij për të qenë kryetar i kësaj partie.Ai dha një konferencë...
PËRBALLJA e parë Rama-Meta pas zgjedhjeve! Refuzimi për dekretimin e Gent Cakajt si ministër, kushtetuesja mban seancë më
TIRANË– Më 18 maj do të mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së Këshillit të Ministrave për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes krye...