Politike

Hakerimi i telefonit të presidentit, Meta justifikohet para kamerave: Se mos merrni ndonjë mesazh, të më ndjekë dhe Met Vel

30 Prill 2021, 11:21 Nga DOSJA
Hakerimi i telefonit të presidentit, Meta justifikohet para kamerave: Se

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është justifikuar për mesazhet e dërguara nga telefoni i kreut të shtetit, duke paralajmëruar edhe nisma ligjore. Në fjalën e tij, Meta tha se zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar pasi procesi i numërimit ende vijon dhe partitë nuk janë ankimuar. Gjithashtu Meta pretendon se pjesëmarrja reale në zgjedhje është 75%.


Së pari i kërkoj ndjesë qytetarëve të cilëve një grup kriminal i ka dërguar mesazhe fyese, kryesisht gjatë ditës së djeshme, ndoshta dhe në vazhdim. Me këtë skandal, një grup kriminal ka keqpërdorur të dhënat e presidentit për të shantazhuar, i kam kërkuar kompanisë celulare kërkesë teknike dhe shumë shpejt do të nisim procedurat ligjore. Kjo është një çështje që e sqaruam se dhe ju gazetar mos merrni ndonjë mesazh nga presidenti se mos merrni ndonjë mesazh. Ta ndjeki edhe Met Veliu, se mos merr ndonjë mesazh. Zgjedhjet nuk kanë përfunduar. Mos u ç’fokusoni. Rezultati vazhdon dhe i ka mundësitë të jetë paraprak. Procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende. Ankimimi nuk ka nisur ende. NË radhë të parë falenderoj qytetarët që iu përgjigjën thirrjes, morrën pjesë masive në këto zgjedhje. Pjesëmarrja reale është 75%. Mohimi i emigrantëve ishte i pajustifikuar dhe ata të prekurit nga COVID. Nuk u kushtua asnjë vëmendje ndaj tyre,”-tha Meta.

LAJMI KRYESOR: Nisma për ta shkarkuar, Meta: Janë shashka të Ramës, do iku nga Presidenca më 24 korrik 2022! Humbja e LSI? Pyesni Kryemadhin, unë s’kandidova

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 09:29

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar votën preferenciale të kandidatëve socialistë në qarkun e Tiranës. Mbrëmë në emisionin “Opinion”, Rama foli për ...