Politike

Rama thërret në mes të studios pronarin e TVKlanit: Aleksandër ku je? Ku je Aleksandër, nxirr sondazhin

29 Prill 2021, 19:24 Nga DOSJA
Rama thërret në mes të studios pronarin e TVKlanit:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë jashtë kontrollit dhe ka kërkuar që pronari i TVKLan të publikonte sondazhin që vetë Aleksandër Frangaj deklaroi pak ditë më parë se e kishte bërë e se sipas rezultatit të tij fituese e zgjedhjeve të 25 prillit ishte Partia Socialiste.

Në momentin që u pyet nëse ka vjedhur vota, Rama ngriti tonet duke kërkuar Aleksandër Frangajn në studio.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Nëse votat e pavlefshme nuk do të ishte gabuar kaq shumë, ne do të kishim sot 77 mandate. Unë jam këtu si rezultat i zërit të sovranit ti më pyet a kam vjedhur vota

Blendi Fevziu: Po të pyes ore sepse ka prentendime

Edi Rama: Po jo pra, nxirr sondazhin e ka thënë vetë pronari jot në studio që keni bërë sondazhe që ka nxjerrë këtë rezultat. Aleksandër ku je? Ku je Aleksandër nxirr sondazhin? Ku je?

Blendi Fevziu: S’ka nevojë ta kthesh në spektakël këtë

Edi Rama: Ku je Aleksandër ku je? Nxirr sondazhin. Vetë e tha, ose të dalë të thitë kam gënjyer.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 19:20

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguarm e siguri se Partia Socialiste do të ishte fituese në zgjedhjet e 25 prillit, edhe nëse Partia Demokratike d...