Politike

29 Prill 2021, 19:20 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguarm e siguri se Partia Socialiste do të ishte fituese në zgjedhjet e 25 prillit, edhe nëse Partia Demokratike do të bashkohej në një list me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

I ftuar në “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu i tha kryeministrit Rama se ai duhet të falenderojë presidentin Ilir Meta që s’u bashkua LSI-ja me PD-në dhe doli fitues, por Rama e mohoi këtë gjë. 

Pjesë nga Biseda:

Blendi Fevziu: Ju duhet të falenderoni Ilir Metën 100 herë se po të ishte bashkuar LSI-ja me PD-në ju do të ishin në Opozitë sot.

Edi Rama: Nuk mendoj kështu sepse ne jemi shumë më shumë se PD e LSI bashkë.

Blendi Fevziu: Jo sepse ta kanë humbur shumë vota për faktin që nuk u bashkuan…

Edi Rama: Jo pra jo, ne kemi humbur vota dhe nga votat e pavlefshme dhe kështu që nuk ka mundësi.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll