Politike

Paralajmëron “Fiks Fare”: Sonte në mbrëmje transmetohet përgjimi i bisedës së rrezikshme

29 Prill 2021, 18:39 Nga DOSJA
Paralajmëron “Fiks Fare”: Sonte në mbrëmje

TIRANË– Programi ‘Fiks Fare’ ne Top Channel transmetoi mbrëmjen e së mërkurës skemën e shit-blerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit. Në ambientet e jashtme të një qendre votimi në Njësinë nr 2 Tiranë, të prezantuar si përfaqësues të LSi-së jepnin 100 mijë lekë të vjetra në këmbim të një karte identiteti.

Një prej gazetarëve u paraqit në ketë qendër votimi. Teksa kërkon emrin në listat e afishuara për të votuar i afrohet një person i cili e pyet nëse a ka votuar. Gazetarja i përgjigjet se nuk ka votuar ende dhe po kërkonte emrin e vetë dhe të familjarëve në liste. Në këto momente i riu i prezantohet si përfaqësues i LSI-së dhe i kërkon të flasin privatisht në një ambient më pak të vëzhguar.

Ai e pyet se sa veta bëhen familjarisht që kanë të drejtë vote. Gazetarja e Fiksit i përgjigjet se janë 4 veta që votojnë në familjen e saj dhe në këto momente ai i kërkon fshehtësi të plotë mbi atë që do t’i kërkojë në këmbim. Ai i kërkon që të votojnë LSI-në kundrejt pagesës. Fiks Fare gjithashtu solli dëshmi me video se si PD kishte angazhuar gjatë fushatës në këto zgjedhje gjithë mekanizmin e shitblerjes së votës. Në zyrën e shtabit të Partisë Demokratike në Laprakë, një ditë para zgjedhjeve, bashkëpunëtorët e Fiks Fare kanë kapur makina të cilat mbushnin bagazhet me ushqime e më pas i shpërndanin.

Njëri prej bashkëpunëtorëve të Fiksit hyri brenda kësaj zyre elektorale dhe në këmbim të votës iu premtua një vend pune për të bijën. Ai i tregon përfaqësuesit të PD-së se ka pesë familjarë që kanë të drejtë vote. Përfaqësuesi i PD-së i tregon se në atë zonë kandidon Albana Vokshi dhe shprehet i gatshëm ta ndihmojë kundrejt votave për PD-në, pasi siç shprehet ai fitorja e PD-së është e sigurtë në 25 prill. Brenda zyrës së shtabit elektoral të Laprakës në dyshemenë e saj duken qartazi edhe pakot e shumta me ushqime.

Marrë nga Top Channel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fiks fare pergjimi tek fiks fare zgjedhjet 25 prill 2021 fiks fare pergjimi tek fiks fare zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll