Politike

‘Luftoi’ mes burrave, flet 22-vjeçarja Andia Ulliri që garoi në listën e PD-së në Durrës: Garova për Fushë Krujën,

29 Prill 2021, 18:52 Nga DOSJA
‘Luftoi’ mes burrave, flet 22-vjeçarja Andia Ulliri që

DURRËS– 22-vjeçarja Andia Ulliri, e cila doli deputete në listën e Partisë Demokratike në Durrës dhe mori 5580 vota, duke lënë pas të gjitha figurat e vjetra të PD-së si Edi Paloka e Oerd Bylykbashi, ka folur për herë të parë për mediat. E ftuar në “Ftesë në pesë”, Ulliri tha se ajo është mjaft krenare që është candidate në një zonë ku ka pasur gjithmonë deputetë burra.

“Unë kandidoj për zonën Fushë Krujë dhe aty gjithnjë ka pasur kandidatë të gjinisë mashkullore. Kësaj here për të herë të parë ka pasur një figurë femërore që jam unë. Jam me të vërtetë e nderuar që kam qenë pjesë e listës dhe që së shpejti kam mundësinë të jem në parlament. Paragjykime mund të kem pasur, duke qenë se kam kandiduar në zonë konservatore. Por duke parë rezultatin, kjo gjë duket se ka ndryshuar”, u shpreh Andia.

Një nga të ftuarat e pyeti se si ndihej ajo që kishte lënë zonja dhe pedagoge që kishin më shumë vota se ajo dhe nëse do t’i thoshte ndonjë gjë kryedemokratit Lulzim Basha për këtë gjë.

“Isha duke parë rezultatet LIVE dhe ke marrë më shumë vota se të tjerët. Pas teje janë pedagoge të Universitetit të Durrësit dhe zonja Manjola Luku, a do t’i thuash ti gjë kryetarit se përse i vendosi këto zonja të nderuara pas teje?”- tha e ftuara.

Vetë Andia nuk foli, por moderatorja Bieta Sulo tha ajo në fakt është votuar dhe nuk ka lidhje. Ulliri renditej në vendin e gjashtë në listë ka grumbulluar 5552 vota.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike andia ulliri zgjedhjet 25 prill 2021 andia ulliri zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll