Politike

Tabaku: Taulant Balla përdori krimin e organizuar për të intimiduar numëruesit e votave

29 Prill 2021, 18:11 Nga DOSJA
Tabaku: Taulant Balla përdori krimin e organizuar për të

ELBASAN- Kandidatja për deputete në Elbasan e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se në zonën Taulant Ballës të numërimit të votave është vënë re përdorimi i krimit të organizuar për intimidimin e numëresve. Gjatë një bisede online, me përfaqësues nga SHBA-ja, dhe së bashku me kandidatin për deputet të PS-së në Elbasan Taulant Ballën, Tabaku listoi disa nga shkeljet që u bënë gjatë 25 prillit, si dhe pas 25 prillit.     

“Unë dua të falenderoj personalisht ambasadoren amerikane e cila shkoi personalisht në qendrat e numërimit për të bërë të mundur që numërimi të vazhdonte dhe që numëruesit të ishin të lirë nga presioni kriminal ashtu sic ndodhi në Elbasan. Por duke u munduar të shmangë të vërtetat skandaloz të zgjedhjeve të 25 Prillit, Taulant Balla tentoi të fshihej vetëm duke cituar pjesëerisht raportin e OSBE ODIHRIT. Ndryshime të njëanshme u bënë që favorizuan qeverinë të cilat nuk I mundësuan opozitës që të garonte e vetme.

Qeveria gjatë dy viteve të fundit punoi vetëm që të fitonte zgjedhjet dhe nuk punoi për te ardhmen europiane të vendit por investoi gjithçka vetëm për të fituar zgjedhjet.  Mashtrimi elektoral u bë nga qeveria gjatë 18 muajve të fundit. Siç thotë raporti i ODIHR blerja e votës ishte e pranishme gjatë zgjedhjeve të fundit. Me dhjetëra denoncime janë bërë në Prokurorinë e Posaçme për blerjen e votave.

Në disa zona të vendit grupet kriminale ishin të pranishme rrotull qendrave të votimit.  Po kështu qeveria përdori edhe të dhënat private te qytetarëve në fuksion të zgjedhjeve. Duke patur qeverinë kundër e cila, siç thotë raporti i ODIHR, përdori çdo burim shtetëror dhe administratën publike ne këto zgjedhje, heqja e emrave te kandidateve nga fletët e votimit, kur të gjithë ramë dakord për këtë, gjë që çoi në numrin më të lartë të fletëve të pavlefshme, plot 85 mijë të tilla. Ajo që do të bëjmë është ndjekja ligjore e të gjitha denoncimeve për krime zgjedhore”, tha Tabaku.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike jorida tabaku taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021 jorida tabaku taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll