Politike

Denoncimi i fortë! Sali Berisha: Lefter Koka ka shpenzuar 10 milionë euro për të blerë vota

29 Prill 2021, 18:59 Nga DOSJA
Denoncimi i fortë! Sali Berisha: Lefter Koka ka shpenzuar 10 milionë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Në një status në Facebook, Berisha ka postuar mesazhin e një qytetari i cili thotë se Koka ka shpënzuar 10 milionë euro për blerje votash.

Në mesazh, qytetari thotë se edhe ai vetë është një prej atyre qytetarëve që ka shitur votën, por që kërkon të mbetet anonim.

Statusi i plotë: Terr Koka shpenzoi 10 milione euro per blerje votash. Qytetari denoncon blerjen e votes nga Terr Koka! Porosine e Territ per te perdor + dhe jo x ne votim per voten e blere.  Lexoni mesazhin e tij. Sb Pershendetje dr jam nje qytetar qe kame shitur voten tek Lefter Koka i cili thuhet se ka shpenzuar 10 milion euro duke blere vota dhe sipas porosise se tij voten time e kam qarkuar me plus jo me x qe ti dalloj votusit qe ka bler kte mund ta vertetoni duke pa gjith votat qe ka lefter koka ne durres ca votash jan me + jan te blera ju pershendes ju lutem mos e nxirrni emrin ose numerin tim.

Ditët e fundit ka pasur shumë denoncime për blerje votash nga ana e maxhorancës. Vetë Partia Demokratike ka deklaruar se do të publikojë video ku tregohet se është blerë vota. Ndërsa një qytetar nga Kurbini tha me zë e me figurë se ‘bossa’ me makina policie i kanë dhënë 200 mijë lekë për vota.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lefter koka sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021 lefter koka sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll