Politike

“Erdhën boss-at me makina më sollën lekët”, përfundon në polici qytetari që deklaroi se shiti votën

29 Prill 2021, 17:30 Nga DOSJA
“Erdhën boss-at me makina më sollën lekët”,

LEZHË- Një qytetar është shoqëruar në polici ditën e sotme për shkak se deklaroi se ka shitur votat e familjarëve në këmbim të 200 mijë lekëve. Qytetari nga Kurbini një ditë më parë tregoi më anë të një videoje se si i erdhën në shtëpi disa persona me makina dhe i ofruan lekë në këmbim që të votojë PS-në.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se qytetari me inicialet G.P, i cili sapo ishte kthyer nga Mali i Zi, ku punonte atje si punëtor sezonal, është shoqëruar në rajonin e policisë në Lezhë për tu marrë në pyetje, ndërkohë që efektivët e policisë po vazhdojnë hetimet për persona të tjerë që mund të kenë shitur votën e tyre.

Ditën e djeshme në një video të publikuar, personi në fjalë ka deklaruar se ka shitur votat e familjes së tij te Partia Socialiste për 200 mijë lekë dhe se paratë ia kanë dhënë persona që i qujati ‘bossa’, të cilët i kishin shkuar me mjetet e policisë së Shtetit. Ai gjithashtu tha se nëse një person/parti tjetër do t’i jepte më shumë para, do ia jepte atij votën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shitja e votes shoqeroohet ne polici nje person zgjedhjet 25 prill 2021 shitja e votes shoqeroohet ne polici nje person zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll