Aktualitet

‘Do të futeshin në Shqipëri!’/ Izolohen viça të sëmurë nga Serbia, kthehet mbrapsht 24 t kripë pa jod nga Austria

18 Maj 2019, 10:43 Nga DOSJA
‘Do të futeshin në Shqipëri!’/ Izolohen viça

KUKËS- 42 krerë viça të ardhur nga Serbia janë bllokuar në doganën e Morinës. Viçat po mbahen në një regjim karantinor për 21 ditë për të larguar dyshimin se janë të prekur nga ndonjë sëmundje.

Ndërkohë në Hanin e Hotit u bllokuan dhe u rikthyen në vendin e origjinës në Austri, 24 ton kripë pasi kishin nivel më të ulët jodi se kufiri i lejuar.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se certifikata e analizës dhe etiketa e produktit, paraqesin nivelin e jodit më të ulët se kufiri i lejuar, sipas përcaktimeve ligjore (nivel jo me të ulët se 40 mg jod dhe jo me të lartë se 60 mg jod për kg kripë).”

Kripa do të përdorej për konsum nga njerëzit dhe industrinë ushqimore në Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njëkohësisht me intensifikimin e kontrolleve në terren, vijon të kontrollojë me rigorozitet çdo ngarkesë me mallra ushqimor që hyn në territorin e Republikës së Shqiperisë nëpërmjet Pikave të Inspektimit Kufitar.

Nga kontrollet e ushtruara më datë 17 Maj 2019 rezulton se:

1) ngarkesa me kafshë të gjalla të ardhura nga Serbia (42 krerë viça për therje) në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së Dermatozës Nodulare, siç percaktohen ne Urdhërin Nr. 526, date 20.10.2016. Referuar parashikimeve te këtij urdhri dhe në bashkëpunimi me shërbimin veterinar rajonal, AKU vendosi mbajtjen e këtyre kafshëve të gjalla në rregjim karantinor (21 ditë) përpara se te futen në proces therje.

2) ngarkesa prej 24 ton kripë e ardhur nga Austria në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit për tu përdorur për konsum human dhe industrinë ushqimore në Shqipëri u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut (Ligji nr 9942 datë 26.06.2008, neni 6).

Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës si dhe pas kontrollit fizik të ngarkesës ka rezultuar se certifikata e analizës dhe etiketa e produktit kripë, paraqesen nivelin e jodit më të ulët se kufiri i lejuar, sipas përcaktimeve ligjore (nivel jo me të ulët se 40 mg jod dhe jo me të lartë se 60 mg jod për kg kripë). Për këto arsye, AKU vendosi masën administrative “Bllokim produkti” për sasinë prej 24 ton kripë dhe masën administrative “Kthim në vendin e origjinës” së produktit. Subjekti po kryen veprimet e duhura me degën e doganës Shkodër për kthimin e produktit në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimin vijon pandërprerje kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbojtjen e jetës dhe shëndetit të konsumatorëve, si dhe shprehet e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje të ligjit në dëm të jetës së konsumatorëve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet kripa vicat nga serbia bllokohet kripa vicat nga serbia

Sondazh

Poll