Krimet e Rënda refuzojnë lirimin e “Niçes” së Shijakut
18 Maj 2019, 09:52Nga DOSJA
TIRANË- Krimet e Rënda refuzojnë kërkesën për lirimin e Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajt në Shijak.
Altin Avdyli, i njohur ndryshe si “NIÇJA”, kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për shkak të mungesës së provave, por kjo gjë nuk është pranuar nga Krimet e Rënda.
Prokurori i çështjes ka kërkuar nga ana e tij mosndryshimin e masës, pasi nuk ka kushte të reja ligjore për një gjë të tillë. Kjo është hera e 5-të që Altin Avdyli kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa këtë herë vjen rreth 1 muaj para zgjedhjeve.
Altin Avdyli ose “Niçja” ishte në mesin e të arrestuarve gjatë superaksionit të policisë në të gjithë vendin në fundjavë, ku u goditën 4 grupe kriminale. Ai është kapur në përgjime teksa bisedon me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, ndërsa PD e akuzon prej kohësh mazhorancën se përveç Dakos të tjerë eksponentë të PS kanë patur kontakt dhe kanë bashkëpunuar me Avdylajt. Në operacionin Volvo 4, ku u arrestuan anëtarët e grupit të Shijakut, në pranga ranë edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Cuko dhe Arben Ndoka. Dy ish-deputetët u arrestuan pas përgjimeve telefonike. Policia dhe Prokuroria po hetonin grupin kriminal ‘Avdylaj’ por në përgjimet telefonike të këtij grupi, rezultuan edhe dy ish-deputetët. Arben Çuko, ish-drejtor i Burgjeve përgjohej teksa merrte ryshfet 3 mijë euro për transferimin e një vrasësi me pagesë, ndërsa Arben Ndoka ishte pjesë e mafies së tjetërsimit të pronave në Lezhë.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS- Një grup anijesh nga NATO ka zhvilluar një vizitë në Portin e Durrësit. Vizita vjen në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në alean...
DURRËS- Një grup anijesh nga NATO ka zhvilluar një vizitë në Portin e Durrësit. Vizita vjen në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në alean...
TIRANË– Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur duke shpërndarë kokainë dhe kanabis.Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit A...
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në zonën e Lungomares në Vlorë.Dosja.al ka mësuar se një 26-vjeçar, me inicialet G.M., ka qëllu...
SHKODËR- Policia shqiptare ka vënë në pranga një 28-vjeçar i kërkuar nga Italia që prej muajit janar.Në prangat e policisë ka rënë Ermir Gjeloshi, 2...
SARANDË– Dy persona janë plagosur në Sarandë teksa po peshkonin me dinamit. Ngjarja ka ndodhur në lumin e Bistricës, pranë kanalit të Cukës, ku mbetën të p...
TIRANË– Ditën e djeshme KQZ-ja ndaloi kandidimin e Presidentit të OMONIA-s, Fredi Belerit (Dhionisios Alfred Petro Beleri) për Bashkinë e Himarës në zgjedh...
PEQIN- Kapet edhe autori i fundit i dyshuar për grabitjen me dhunë të banesës së Skënder Beqirit, 10 ditë më parë. (Lexo këtu)Autori i katërt i dyshuar që ka rë...
TIRANË– Edhe kjo fundjavë njësoj si e gjithë java do të jetë nën “pushtetin” e shiut.Sipas IGJEUM, ditën e sotme priten reshje në të gjithë territorin. Ndë...