Aktualitet

Lidhën dhe rrahën për spital të moshuarin, arrestohet grabitësi i katërt i 60 mijë eurove në Peqin

18 Maj 2019, 08:11 Nga DOSJA
Lidhën dhe rrahën për spital të moshuarin, arrestohet

PEQIN- Kapet edhe autori i fundit i dyshuar për grabitjen me dhunë të banesës së Skënder Beqirit, 10 ditë më parë. (Lexo këtu)

Autori i katërt i dyshuar që ka rënë në prangat e policisë është një 19-vjeçari me iniciale S.I.

Tre bashkëpunëtorët e tij: B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç dhe E .Sh., 27 vjeçe u arrestuan dy ditë pas grabitjes.

Fillimisht ka qënë vajza me iniciale E.SH., ajo që i ka kërkuar që të futej në shtëpi për të përdorur tualetin. 

Më pas grabitësit duke lidhur dhe dhunuar tregëtarin e moshuar arritën që t’i merrnin një shumë të konsiderueshme parash, që sipas bashkëshortes së tij kapte 60 mijë euro.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe ndalohet autori i katërt i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z., dhe kanë vjedhur një sasi parash

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje në peqin skënder beqiri grabitje në peqin skënder beqiri

Sondazh

Poll