Aktualitet

Po peshkonin me dinamit në lumin e Bistricës, plagosen dy persona, policia nis hetimet

18 Maj 2019, 08:40 Nga DOSJA
Po peshkonin me dinamit në lumin e Bistricës, plagosen dy persona,

SARANDË– Dy persona janë plagosur në Sarandë teksa po peshkonin me dinamit. 

Ngjarja ka ndodhur në lumin e Bistricës, pranë kanalit të Cukës, ku mbetën të plagosur edhe dy personat.

Burime bëjnë me të plagosurit janë, Ilirjan Llanaj 46 vjeç dhe Manthjo Gunella 59 vjeç.

Sapo ka ndodhur incidenti, të plagosurit janë transportuar me urgjencë  drejt spitali për të marrë ndihmën e parë. 

Mësohet se dy të rinjtë janë lënduar për shkak të përhapjes së guralecëve të lumit nga shpërthimi i dinamitit. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht ndodhen në spital duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Por pas plagosjes duket se telashet nuk kanë përfunduar për dy peshkatarët. Policia ka nisur procedim penal ndaj tyre, për shkak të përdorimit të lëndës plasësë. Peshkimi me dinamit në Shqipëri është i ndaluar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet peshkim me dinamit plagosen peshkataret ne sarande sarande peshkim me dinamit plagosen peshkataret ne sarande sarande

Sondazh

Poll