Aktualitet

KQZ i ndaloi kandidimin presidentit të OMONIA-s, reagon Athina zyrtare: Ndjekim me shqetësim rastin

18 Maj 2019, 08:24 Nga DOSJA
KQZ i ndaloi kandidimin presidentit të OMONIA-s, reagon Athina zyrtare:

TIRANË– Ditën e djeshme KQZ-ja ndaloi kandidimin e Presidentit të OMONIA-s, Fredi Belerit (Dhionisios Alfred Petro Beleri) për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Shkak për ndalimin e kandidimit ishte fakti që Bejleri ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit pasi ai rezulton i dënuar me burg.

Edhe pse dënimi i tij është i hershëm, Beleri ende nuk ka përfunduar periudhën e ndalimit ose rehabilitimit.

Sot Athina zyrtare reagon lidhur me ngjarjen duke pretenduar se nuk ka asnjë bazë ligjore dhe se pala greke po e ndjek me shqetësim të veçantë rastin e Bejlerit.

“Vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Shqipërisë, i përbërë nga përfaqësues të partive shqiptare për të hedhur poshtë kandidaturën e Presidentit të OMONIA-s për postin e kryetarit në zgjedhjet e ardhshme vendore. Sipas atyre që janë bërë të ditura deri më tani vendimi nuk ka bazë ligjore. Ne ndjekim zhvillimet dhe jemi gati të ndihmojmë përfaqësuesit e pakicës,”-ka deklaruar ministria e Punëve të Jashtme.

Fredi Beleri ka qenë dënuar me 3 vite nga gjykata e Vlorës për nxitje të urrejtjes rreth 10 vite më parë. Sipas ligjeve të vendit, periudha e rehabilitimit që është 10 vite e përcaktuar, i përfundon një muaj pas zgjedhjeve lokale. 

Po kush është Fredi Bejleri?

Alfred (Fredi) Bejleri ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremiste të masakrës së Peshkëpisë e ndodhur në 10 prill 1994 në Gjirokastër, ku edhe u vranë dy policë. Ai u rikthye në Shqipëri për të marrë drejtimin e bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të 2015 në siglën e PBDNJ por nuk ia doli.

Bejleri u rifshaq edhe në Bularat në ceremoninë e varrimit të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas, bashkë me të akuzuar të tjerë për masakrën e Peshkëpisë.

(k,m.dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia himare fredi bejleri kqz refuzon fredi bejlerin omonia zgjedhjet lokale 2019 bashkia himare fredi bejleri kqz refuzon fredi bejlerin omonia zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll