Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet në Shkodër 28- vjeçari

18 Maj 2019, 08:51 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet në

SHKODËR- Policia shqiptare ka vënë në pranga një 28-vjeçar i kërkuar nga Italia që prej muajit janar.

Në prangat e policisë ka rënë Ermir Gjeloshi, 28 vjeç, pasi Prokuroria Pistoja/Itali më datë 29.01.2019 ka lëshuar urdhër arrestin, për veprën penale të “Vjedhjes në rrethana rënduese”.

Por Gjeloshi nuk është një emër i panjohur as për policinë shqiptare, pasi figuron me precedentë penalë dhe i arrestuar më parë për plagosje, kanosje, armëmbajtje pa leje e prodhim e shitje narkotikësh.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Vijon zbatimi i Planit të masave për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Italisë

Arrestohet në flagrancë një shtetas për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër si rezultat i një pune të mirëorganizuar, dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

E. Gj., 28 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pistoia / Itali, më datë 29.01.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Maksimumi i dënimit 10 vjet.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i shumekerkuari ermir gjeloshi itali arrestohet i shumekerkuari ermir gjeloshi itali

Sondazh

Poll