Aktualitet

Thahet Liqeni Artificial, Bashkia e Tiranës nuk vë dorë, e lë në shpresë të kushteve meteorologjike

29 Prill 2021, 18:06 Nga DOSJA

TIRANË– Liqeni Artificial i Tiranës, i cili u ndërtua në vitin 1955 me punë vullnetare duke shfrytëzuar disa prurje ujore të zones, ka nisur të thahet. Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihet se në këtë kohë që pranvera sapo ka nisur, liqeni është tërhequr.

Sipërfaqja ujore e tij sa vjen e zvogëlohet, por nga ana tjetër reshjet e shiut nuk kanë munguar. Të fundit ishin të para pak ditëve, por siç duket Bashkia Tiranë e ka lënë Liqenin Artificial në dorë të kushteve meteorologjike.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë nuk duket se ka ndonjë reagim nga Bashkia e Tiranës, që duhet të vërë dorë mbi të për të mos shkatërruar diçka të ngritur prej më shumë se 66 vitesh tashmë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet liqeni artificial thahet liqeni artificial liqeni artificial thahet liqeni artificial

Sondazh

Poll