Aktualitet

E rëndë, adoleshenti vret me thikë vajzat shqiptare në Florida, të afërmit befasohen, policia: Është me sëmundje të sh

29 Prill 2021, 16:52 Nga DOSJA
E rëndë, adoleshenti vret me thikë vajzat shqiptare në

SHBA- Një adoleshent 19-vjeçar në Florida të SHBA-së ka vrarë me thikë dy vajza shqiptare. Latin Times shkruan, se 19-vjeçari Sage Gayle Curry, ndoqi dy viktimat e tij deri në banesën e tyre dhe i qelloi ato teksa ishin në gjumë.

Policinë në vendngjarje e njoftuan fqinjët e dy vajzave, të cilët dëgjuan britmat e tyre teksa përpiqëshin të mbronin veten nga adoleshenti. Sipas policisë, 19-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor, dhe thekësuan se sulmi në banesën e dy shqiptareve mund të jetë veprim rastësor.

Policia beson se adoleshenti nuk kishte asnjë lidhje me viktimat, ndërkohë që ai vetë u arrestua ditën e djeshme pasi një mik i tij njoftoi policinë pas ngjarjes. Ndërkohë që të afërmit e adoleshentit thanë se nuk e imagjinonin dot që ai të bëntë një veprim të tillë.

“Thjesht më tronditi në përgjithësi, kurrë nuk do të mendoja se dikush si ky mund të bënte diçka të tillë. Kështu që jam i shokouar tani,” tha një fqinj i adoleshentit. 

Është befasuese dhe unë u detyrova të bëj një hulumtim dhe të them se a është i njëjti fëmijë që unë njihja,” u shpreh shoku i tij. 

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet sage gayle curry vriten me thike shqiptaret ne shba sage gayle curry vriten me thike shqiptaret ne shba

Sondazh

Poll