Politike

Rama me 61 kandidatët: 30 vite janë boll për Saliun. Prishësit e zgjedhjeve, s’do shkelin kurrë në BE dhe SHBA

18 Maj 2019, 09:11 Nga DOSJA
Rama me 61 kandidatët: 30 vite janë boll për Saliun.

TIRANË-“30 vite janë boll për Saliun”, kjo ishte fjala më e shpeshtë që kryeministri Edi Rama zgjodhi sot për të thënë në takimin që zhvilloi me 61 kandidatët e PS në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Rama akuzoi Lëvizjen Socialiste për Integrim si partinë që bleu votat e PD në vitin 2017, dhe Sali Berishën, si njeriun që dogji vendin në të gjitha postet që ka mbajtur.

Kryeministri u shpreh se opozita ka zgjedhur rrugën e humbjes, ndërkohë që PS do të hyjë në zgjedhje më 30 qershor.

Për herë të parë, shefi i qeverisë u ndal dhe tek dosjet 339 dhe 184, për të cilat tha se duhet që prokuroria duhet të hetojë dhe t’i zbardhë.

Ai paralajmëroi shqiptarët që do kenë në plan të prishin zgjedhjet e 30 qershorit, se përveç dënimit në bazë të ligjit shqiptar, ata s’do të kenë kurrë mundësi të hyjnë në vendet e BE dhe SHBA.

(F.g & A.S/dosja.a.l)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politika zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama kriza politika zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll