Politike

Habit Lulzim Basha: Serbia ma ka propozuar edhe mua idenë e ndryshimit të kufijve

17 Maj 2019, 20:33 Nga DOSJA
Habit Lulzim Basha: Serbia ma ka propozuar edhe mua idenë e ndryshimit

LONDËR- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka ka komentuar situatën politike në vend dhe në rajonin e Ballkanit, gjatë takimit të tij me komunitetin shqiptar në Londër. 

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe tek çështja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se Serbia i kishte bërë edhe atij propozimin për ndryhim kufijsh, kur ishte në krye të diplomacisë shqiptare. Basha tha se nuk habitet nga Serbia aq sa habitet nga fakti se ky propozim të bëhet nga kryeministri Rama dhe Presidenti Thaçi. 

“Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish Minisitri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozaur. Kanë ardhur, në atë kohë, autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informuar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin.
Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftrave të periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të. Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hashim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!”, – tha Basha. 

Për çështjen e ndryshimit të kufijve u bisedua edhe në Samitin e Berlinit, ku kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se Rama dhe Thaçi i kanë bërë presion për të hequr taksën. Haradinaj është shprehur kategorisht kundër ndryshimit të kufijve. Këtë qëndrim kanë mbajtur edhe vendet e BE-së, si Gjermania, e cila thotë se një gjë e tillë do të kthehej në precedentë në Ballkan, e kjo do të shkaktonte zhvillime zinxhirë. 

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kufiri kosovë-serbi lulzim bahsa ndryshimi i kufijve kufiri kosovë-serbi lulzim bahsa ndryshimi i kufijve

Sondazh

Poll