Bota

Kurti takon Stoltenbergun: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin më të sigurt

29 Prill 2021, 09:29 Nga DOSJA
Kurti takon Stoltenbergun: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e vizitës së tij dy ditore në Bruksel ka takuar Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg me të cilin ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike.

Kurti ka shkruar në Twitter se anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën më të sigurt.

“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin Gjeneral, Jens Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqe dhe siguri si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, – ka shkruar Kurti.

.#NATO is the greatest security alliance the world has ever seen. W/ Secretary General @jensstoltenberg I emphasised that its presence in #Kosova is indispensable in keeping peace & providing security and #Kosova membership in #NATO makes the region & Europe much safer. pic.twitter.com/xMBGZx1tdJ

— Albin Kurti (@albinkurti) April 29, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nis sot ditën e dytë të takimeve zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë që kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministrat, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Albin Kurti vizitë zyrtare në Bruksel, përveç dialogut politik tema diskutimi do të jenë dhe bashkëpunimi në fushat e ekonomisë dhe financave

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti ne bruksel jens stoltenberg kosova ne nato albin kurti ne bruksel jens stoltenberg kosova ne nato

Sondazh

Poll