BE: Moska dhe Pekini po dezinformojnë mbi vaksinat anti-Covid
28 Prill 2021, 19:06Nga DOSJA
BRUKSEL- Bashkimi Evropian thotë se Pekini dhe Moska kanë shtuar fushatat e “dezinformimit të sponsorizuar nga shteti” me qëllim të denigrimit të vaksinave kundër COVID-19 të zhvilluara nga vendet perëndimore.
Përmes këtyre fushatave, këto dy vende, kanë për qëllim edhe promovimin e vaksinave të tyre, thotë BE-ja.
E ashtuquajtura “diplomaci e vaksinave” synon të dëmtojë besimin në vaksinat e bëra nga perëndimi, në institucionet e BE-së dhe strategjitë e vaksinimit perëndimor/evropian”, thuhet në një raport të Shërbimit të Jashtëm të BE-së.
Që nga dhjetori, media ruse, autoritetet dhe kompanitë shtetërore janë bashkuar për të promovuar vaksinën Sputnik V duke përdorur “mesazhe armiqësore” ndaj BE-së, tha raporti.
“Mediat Pro-Kremlin, duke përfshirë llogarinë zyrtare të Sputnik V në Twitter, janë përpjekur të minojnë besimin e publikut në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) dhe të hedhin dyshime mbi procedurat e saj dhe paanshmërinë politike”, vlerëson Bashkimi Evropian.
Ndërkohë, Kina po promovon vaksinat e saj si “më të përshtatshme për vendet në zhvillim”, përfshirë ato në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka shfaqur “retorikë mashtruese” në lidhje me sigurinë e vaksinave perëndimore dhe madje edhe mbi origjinën e koronavirusit, thuhet në raport.
Shpërndarja e vaksinave në bllokun evropian është përballur me kritika për shkak të mungesës së furnizimit.
Ka pasur gjithashtu shqetësime në lidhje me sigurinë e disa vaksinave – veçanërisht AstraZeneca – për lidhje me mpiksje të rralla të gjakut dhe disa vende kanë kufizuar përdorimin e saj.
Brukseli këmbëngul se furnizimet tani po shtohen dhe blloku synon të vaksinojë 70 për qind të të rriturve deri në fund të korrikut.
Megjithatë, Hungaria, anëtare e BE-së, ka marrë vaksinën ruse dhe kineze ndërsa Austria dhe Gjermania kanë njoftuar se janë në bisedime për të blerë Sputnik V.
Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur në muajin mars një vlerësim të Sputnik V. Nëse merr miratimin e rregullatorit evropian kjo do të ishte vaksina e parë jo-perëndimore kundër koronavirusit e autorizuar për përdorim në bllokun e 27 vendeve.
MARRË NGA REL
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA- Foto të reja nga shpërthimi i kullave binjake në SHBA kanë dalë. Një djalë 19-vjeçar ka publikuar disa foto të shkrepura nga banesa e tezës së tij ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë po inkurajon njerëz në të gjithë botën për të dhuruar 7 dollarë për mbledhjen e fondeve shtesë për programin ndërkombëtar të ...
KOSOVË-Kosova ka marrë ditën e sotme 15 mijë teste anti-Covid si donacion nga Franca. Në një postim në Facebook, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se d...
INDI-India është vendi që ka patur rastet më të shumta të infektuar me koronavirus gjatë javës së fundit, më shumë se çdo vend tjetër në botëNjë burrë në...
FRANCË- Situata e Covid në Francë është duke u përmirësuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryeministri francez, Jean Castex me anë të një dalje për mediat. ...
KOSOVË– Arrestohet 28-vjeçari turk Faruk Fatih Özer! Themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, është prangosur mbrëmjen e djes...
KOSOVË-NË 24 orët e fundit, Instituti i Shëndetit Publik njofton se në Kosovë janë shënuar 5 vikttima dhe rezultojnë 327 raste të reja me koronavirus ...
BRUKSEL– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar “Non-Papers”, dokument që parashikon rishikimin e kufijëve mes Prishtinës dhe Beogradit. Në një ...