Politike

Çanë listën dhe ‘parakaluan’ kandidatët e preferuar të kryetarëve! Kush janë 3 deputetët që do futen në parlamenti

29 Prill 2021, 08:32 Nga DOSJA
Çanë listën dhe ‘parakaluan’ kandidatët e

TIRANË– Në Tiranë vijon ende numërimi i votave për kandidatët që do futen në parlamentin e ri, ku ka edhe surpriza sa i përket votave preferenciale. Përtej listës së ‘të preferuarëve’ të vendosura nga kryetarët e partive, tre kandidatë kanë arritur të thyejnë herësin e partive dhe të ‘parakalojnë’ kandidatët e tjerë, më pak të preferuar nga qytetarët, por të renditur të parët nga kryetarët.

Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm është senatori i parë socialist që thyen herësin në qarkun e Tiranës. Në këtë qark, Partia Socialiste mori 226.842 vota dhe 18 mandate. Për të llogaritur herësin, pjestohet numri i votave që partia ka marrë në total në qark me numrin e mandateve. Shuma që del është herësi, ose numri i votave që partisë iu desh të merrte një mandat në këtë qark.

Në rastin e Tiranës, Partisë Socialiste i duhen 12 mijë e 602 vota për të marrë një mandat dhe ky është kufiri që e ndan kandidatin poshtë listës së sigurtë të kryetarit për t’u ngjitur në pjesën sipër. Fatmir Xhafaj ka marrë 12 564 vota, duke e thyer listën. Numri i ngelur është thuajse i papërfillshëm dhe në Tiranë kanë ngelur ende shumë kuti për tu numëruar. Ai i ka zënë vendin Eduart Shalsit. Ministri i Sipërmarrjes ka marrë vetëm 1971 vota dhe nuk arrin dot që të ruajë mandatin e tij.

Surpriza e zgjedhjeve është Ornaldo Rakipi. Djali i ish-deputetit Aqif Rakipi ka marrë deri më tani 11 mijë e 564 vota duke qenë shumë afër çarjes zyrtare të listës.

Nga radhët e Partisë Demokratike, e ka thyer herësin duke siguruar mandatin në Kuvend, Luçiano Boçi me 11,067 vota. Ai garoi në qarkun e Elbasanit ku Partia Demokratike mori 57878 vota dhe siguroi 6 mandate. Që një deputet poshtë listës të thyente herësin i duheshin 9  646 vota për të thyer herësin. Ai i zuri kollaj vendin Zheni Gjergjit, e cila kishte rreth 2 mijë vota dhe demokrati hyn tashmë i sigurtë në Kuvend.

NË KOHË REALE!  Numërimi i votave për kandidatët drejt fundit! Përfundon numërimi edhe në Shkodër, Gjirokastër dhe Korçë, Bardh Spahia dhe Ilir Beqaj ngelin jashtë Kuvendit! (ZHVILLIMET)

(kle.mu:f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fatmir xhafaj luciano boci ornaldo rakipi votat e kandidateve 2021 fatmir xhafaj luciano boci ornaldo rakipi votat e kandidateve 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 07:55

TIRANË– Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka nisur me takimet politike. Herët, mëngjesin e sotëm, ajo ka zbarkuar n...