Politike

Reagimet pas zgjedhjeve/ Çarje mes SHBA dhe Gjermanisë e Anglisë, nuk i fshehin anët negative

29 Prill 2021, 08:28 Nga DOSJA
Reagimet pas zgjedhjeve/ Çarje mes SHBA dhe Gjermanisë e

Edhe qëndrimi që po mbajnë ndaj rezultatit të këtyre zgjedhjeve po thellon më shumë hendekun mes ShBA dhe Gjermanisë apo Britanisë për situatën në Shqipëri. Kjo thyerje që u vu re që në reagimet e prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit po konformohet edhe tani.

Duket se më tepër SHBA i intereson stabilokracia dhe zgjatja e pashqetësuar e pushtetit të Ramës. Kjo duket qartë në reagimet e para nga Departamenti i Shtetit, ku as nuk figurojnë fare shqetësimet për parregullësitë dhe vjedhjen e votës.

Zëdhënësi i DASH, Ned Prince, shkroi në “Twitter” se SHBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila sa për të larë gojën shtoi edhe këto fjali: “Raporti paraprak i OSBE/ODIHR duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruajti ambasadorja Kim.

Sikurse shihet qartë në deklaratat amerikane injorohet tërësisht blerja e votës apo hetimi i parregullësive sistematike për të cilat flasin ambasadorët gjermanë dhe britanikë. SHBA duket sikur ka për qëllim të vetëm mbylljen e problemit dhe shantazhimin e opozitës për të njohur sa më parë rezultatin. Ndërsa diplomatët europianë, ndonëse e njohin rezultatin, nuk i fshehin asapak anët negative të asaj që ka ndodhur.

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, kërkon që të trajtohen sa më parë akuzat dhe ankesat që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës.

“Ne kemi ndjekur raportin paraprak të OSBE/ODIHR dhe jemi duke pritur atë përfundimtar. Të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri – në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme. Vetëpërmbajtja dhe maturia e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve meriton respekt” ka deklaruar ai.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka kërkuar nga institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin. “Inkurajojmë institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin” ka nënvizuar ai. Pra diferenca është e dukshme mes atyre që kërkojnë ti vënë kapak zgedhjeve dhe atyre që duan të gjejnë drejtësinë dhe të vërtetën.

Marrë nga Lapsi.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 07:55

TIRANË– Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka nisur me takimet politike. Herët, mëngjesin e sotëm, ajo ka zbarkuar n...