Politike

‘Parakaloi’ listën dhe rrëmbeu vendin në Kuvend, reagon Luçiano Boçi: Vlerësime të sinqerta për kryetarin Basha, nuk

29 Prill 2021, 07:51 Nga DOSJA
‘Parakaloi’ listën dhe rrëmbeu vendin në Kuvend,

ELBASAN– Pasi çau listën dhe siguroi 11,067 vota për në Parlamentin e ardhshëm, demokrati Luçiano Boçi ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar.

Në një reagim në rrjetetn sociale, Boçi shprehet se lufta me të keqen do të vijojë, ndërkohë që falenderon Bashën dhe Gazment Bardhin që sipas tij kanë udhëhequr një fitore dinjitoze në qarkun e Elbasanit.

Mesazhi i Boçit:

Shumë pak të shprehësh vetëm falenderime për qytetarët e qarkut Elbasan, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit, as nga dhuna e tij, as nga joshjet e miklimet për favore!

Nuk mjafton vetëm mirënjohja për strukturat e Partisë Demokratike të qarkut e drejtuesit e tyre, komisionerët, vëshguesit, grupet mbështetëse, përfaqësuesit e ZAZ-ve, numëruesit, të gjithë anëtarët e PD, të cilët më përkrahën pa bujë e zhurmë, po me shpirt e zemër, nē këtë betejë të pabarabartë me të keqen!

Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të jashtëzakonshëm, të palodhur, plot jetë, vlera e vizion, me vajza e djem të mençur, entuziastë e me shumë dëshirë për të ardhmen!

Nderime pa fund për shokët e miqtë e mi të shumë brezave e shtresave e bashkëpunëtorët e kaq viteve politikë, të cilët nuk u shkëputën as një minutë e centimetër nga lufta krah meje!

Vlerësime të sinqerta e të vërteta për Kryetarin e PD, zotin Basha që me besoi kandidimin, për Gazin që drejtoi me dinjitet fushatën e qarkut, për grupin cilësor të deputetëve që me diferencat e qëndrimeve e opinioneve kalimtare, më motivuan më shumë.

Në fund, familja ime tashmë e rritur në numër, jam vetë unë!

Megjithatë nuk mund të bërtas dot FITORE, sepse kjo e imja është thjesht një rreshtim i ri pranë të gjithëve ju!

Beteja për të çnjërrosor të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon…

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike luciano boci votat e kandidateve 2021 luciano boci votat e kandidateve 2021

Sondazh

Poll