Politike

29 Prill 2021, 07:55 Nga DOSJA

TIRANË– Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka nisur me takimet politike. Herët, mëngjesin e sotëm, ajo ka zbarkuar në zyrën e kryeministrit të rizgjedhur, Edi Rama. Por nuk ishte e vetmja.

Pas mbërritjes së Kim, në kryeministri ka shkuar dhe drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj. Takimi ka zgjatur për më shumë se një orë, dhe më pas ambasadorja Kim është parë duke dalë me një kuti të bardhë në dorë.

Menjëherë është nisur për në selinë e Partisë Demokratike, për të takuar kreun e opozitës Lulzim Basha. Ambasadorja shkoi në selinë blu që prej orës 11:30 mirëpo nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me çfarë ka diskutuar me dy prej figurave më të rëndësishme politike në vend.

Një ditë më parë, ambasadorja Yuri Kim uroi kryeministrin Edi Rama dhe PS, për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane falënderoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas saj, udhëhoqi një fushatë të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë.

(k.m/a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama shqiperia voton 2021 yuri kim yuri kim takohet me ramen edi rama shqiperia voton 2021 yuri kim yuri kim takohet me ramen

Sondazh

Poll