Politike

Bujar Nishani zbardh PRAPASKENAT: Në PD respektohet ai që do kryetari, nuk më është dhënë fjala as të hap mbledhjet apo

28 Prill 2021, 19:37 Nga DOSJA
Bujar Nishani zbardh PRAPASKENAT: Në PD respektohet ai që do kryetari,

TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se nuk respekton asnjë nga anëtarët e këshillit. I ftuar në “Çim Peka Live”, Nishani tha se ka pasur raste që atij nuk i është lejuar fjala.

Ai tha se shumë herë nuk ka pasur të drejtë të hapë as mbledhjet dhe se të komentojë kandidaturat e Partisë Demokratike.

Pjesë nga biseda:

Bujar Nishani: Basha jo thjesht të japë dorëheqjen, por të hapë një rrugë të re një projekti të ri. Që të kemi një kryesi që të respektohet. Jo kur të dojë kryetari, kush të dojë kryetari. A e dini ju që kur janë prezantuar kandidaturat e PD-së nuk i është lejuar askujt të flasë? Është bërë përmes ZOOM dhe nuk kemi folur. E dini që është mbledhur këshilli kombëtar dhe nuk i është dhënë e drejta kreut të Këshillit Kombëtar të mos hapë mbledhjen, të thotë mirmbrëma, fjalën e ka kryetari.

Çim Peka: Pse nuk jeni ankuar

Bujar Nishani: Ishim në fushatë, ishim në fushatë dhe unë i marr disa kosto personale përsipër. Ajo që ndodhte në fushatë ishte më e rëndësishme se ajo që mendonte Nishani

Bledian Koka: Po me takime pse nuk keni kërkuar takime?

Bujar Nishani: Nuk është puna për takime, se të takon të thotë ke të drejtë do e rregullojmë dhe nuk bëhet asgjë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bujar nushani doreheqja e lulzim bashes bujar nushani doreheqja e lulzim bashes

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2021, 18:47

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Me anë të një oistimi në Facebook, Kurti ka është sh...

Politike 28 Prill 2021, 18:44

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar të gjithë numëruesit dhe komisionerët të cilët përfshihen në tjetërsime votash. Në një sta...